Lajme
300 euro gjobë dhe ndalim i drejtimit të mjetit për tre muaj për tejkalim të shpejtësisë
Demokracia
21:21 | 03 Mars 2023

Share:

Policia e Kosovës ka gjobitur një person i cili ka vozitur me shpejtësi 166 km/h në rrugën e kufizuar me shpejtësi 80 km/h.

Në njoftimin e Policisë thuhet se shoferi është gjobitur me 300 euro dhe me ndalim tre muaj që të vozisë veturën.

Njoftimi i plotë:

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me shpejtësi 166 km/h, (gjobitet me 300€ dhe 3 muaj i ndalohet drejtimit të mjetit me veprim motorik).

Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Të ngjashme