Polica e Kosovës ka identifikuar shoferin i cili ka drejtuar veturën 184 km/h në rrugën me shpejtësi 80 km/h dhe e ka gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe 3 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.
Në njoftimin e policisë thuhet se do të vazhdohet edhe më tej me veprime kundërvajtës për personat që rrezikojnë sigurinë në trafik, përcjell Demokracia.com.
“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 184 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik). Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e PK-së./Demokracia.com/