Lajme
30-vjeçari qëllon me armë zjarri një 20-vjeçare në Vlorë
Demokracia
13:27 | 25 Shtator 2021

Share:

Mëngjesin e sotëm është qëlluar me armë zjarri një vajzë pranë poliklinikës së qytetit në Vlorë.

Mediat në Shqipëri raportojnë se Fadil Nikaj, 30 vjeç nga Shkodra ka plagosur me armë zjarri një 20-vjeçare pas një debati.

30-vjeçarit gjatë momentit të sulmit i ka rënë edhe një granatë nga dora, e cila ndodhet brenda një lokali e pashpërthyer. Ndërkohë që të dyshuarit i është sekuestruar edhe një granatë e dytë që ndodhej brenda çantës së tij.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar drejtori i Policisë Vlorë, Bledar Çeliku, i cili në një pronocim për mediat ka thënë se vajza është jashtë rrezikut për jetë.

“Ka ardhur një telefonatë në ambientet e Drejtorisë Vlorë që ka patur krisma me armë në afërsi të ambulancës, në një lokal. Falë forcave të policisë që kanë qenë në afërsi është bërë e mundur arrestimi I personit të dyshuar dhe është sekuestruar arma e krimit. Kemi një vajzë të dëmtuar, një vajzë 20 vjece e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Do ju njoftojmë në vazhdim për të reja të tjera”.

I dyshuari është arrestuar nga Policia, pak minuta pas ngjarjes së rëndë. /Demokracia.com/

Të ngjashme