Një 30-vjeçar ka vdekur në Prishtinë si pasojë e goditjes nga një lis.
Viktima është Erdin Haxhiu nga Podujeva.
Kështu raportojnë mediat lokale nga ky qytet.
Ndryshe, sot gjatë ditës erërat e forta kanë rrëzuar një lis.
“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër po ashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas Borovcit, aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. /Demokracia.com/