Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka luajtur 30 minuta në barazimin e skuadrës së tij Lile përballë St Ettienne, shkruan Demokracia.com.
Zhegrova u fut në lojë në minutën e 60-të në vend të Ben Arfas por nuk mundi të zhbllokojë ndeshjes, edhe pse pati disa përpjekje.
Gjithsesi, ky është një sinjal i mirë se talenti prishtinas tashmë ka nisur ta fitojë besimin e trajnerit dhe në vazhdim shpresohet se do të ketë më shumë minuta në fushë. Lille momentalisht është ë pozitën e gjashtë me 43 pikë dhe sot ka pasur mundësi me një fitore të futet në pjesën e cila dërgon në garat evropiane. /Demokracia.com