Lajme
30 ditë pas marrëveshjes në Ohër| Analistët të ndarë, BE e shqetësuar
Demokracia
23:30 | 17 Prill 2023

Share:

Të martën mbushen 30 ditë nga arritja e marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë.

Edhe pse, shefi i politikës së jashtme të BE-së Josef Borrell, pas takimit përdori disa herë fjalën urgjente, deri më tani sipas analistëve në Prishtinë nuk janë parë hapa konkret në zbatimin e këtij dakordimi nga asnjëra palë.

Analisti Fatmir Sheholli tha se duke ju referuar zbrazëtisë së muajit të parë, nuk pret shumë sukses nga kjo marrëveshje.

Megjithatë, pak më ndryshe mendon analistja Mimoza Gavrani. Sipas saj zbatim do të ketë, por ai do të jetë me i ngadalshëm se sa pritshmëritë.

Kontribut në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit gjatë këtyre 30 ditëve nuk kanë dhënë as vetë palët. Në disa raste, ka pasur edhe deklarime, sidomos nga Serbia, që ndikojnë më shumë për mos zbatim se sa për zbatim të saj.

Po ashtu, zhvillimet e fundit në veri të vendit kanë krijuar situate jo të favorshme për këtë çështje.

Kjo ka shtyrë emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të shprehet i shqetësuar.

Lajçak tha se BE-ja pret që Kosova dhe Serbia do të fokusohen në normalizmin e marrëdhënieve për atë që kanë arritur marrëveshje në Ohër./Euronews

Të ngjashme