Lajme
30 ditë paraburgim për tre të dyshuarit për plantacionin milionësh të drogës në Pejë
Demokracia
14:17 | 01 Nëntor 2024

Share:

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë ndaj tre të dyshuarve Gzim Gashi, Faik Gashi dhe Selim Gashi, për kultivimin e bimës së hashahti e kokainës.

Kjo është bërë e ditur nga aktvendimi i siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, Prokuroria Themelore në Pejë, kishte marrë vendim mbi fillimin e hetimeve kundër të dyshuarve Gzim Gashi, për shkak të dyshimit të bazuar se kishte kryer veprën penale, “Kultivimi i bimës së hashashit. Shkurrës së kokainës ose bimëve të hashashit”, ndërsa për të dyshuarit Faik dhe Selim Gashi, aktvendim për zgjerimin e hetimeve për veprën e njëjtë.

Të ngjashme