Lajme
3 vjet e gjysmë burg për personin që akuzohet se planifikonte të kryente sulm me eksploziv ndaj komunitetit LGBT
Demokracia
11:24 | 05 Mars 2024

Share:

Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj të akuzuarin B.V, i cili sipas akuzës kishte në plan që kryente një sulm kundër komunitetit LGBT, duke përdorur materie eksplozive.

Sipas akuzës ai kishte kërkuar udhëzime nga një person, për krijimin e bombave artizanale apo materie eksplozive, për realizimin e planit të tij, raporton Klankosova.tv.

“I akuzuari B.V në peridhën kohore disa mujore e deri në datën e arrestimit të tij me datë 21.02.2023, kishte bërë plane dhe ishte përgaditur për ndërmarrjën e sulmeve terroriste në Kosovë, në sheshin e Prishtinës ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBT dhe në pikën kufitare Merdarë me materie të rrezikshme dhe vdjekjeprurëse për jetën e njerëzve në kombinim me Nitrat de Calcium, e të cilat në detaje ai i kishte shpalosur gjatë komunikimit të zhvilluar përmes aplikacionit Threema, nga profili ”Proxyal”, me një person me emrin ‘Al Muhaxheri – ( i huaj)’ nga i cili kishte kërkuar udhëzime për krijimin e bombave artizanale apo materie eksplozive, për realizimin e planit të tij, e që me rastin e udhëtimit nga Arabia Saudite përmes Aeroportit të Shkupit për në Kosovë, me rastin e ndalimit dhe kontrollit në pikën kufiatare Hani i Elezit, i njëjti ishte arrestuar nga Policia e Kosovës DKT në Prishtinë”, shkruan në njoftimin e lëshuar.

Të ngjashme