Lajme
3-vjeçari në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
Demokracia
11:54 | 25 Shkurt 2021

Share:

Trevjeçari i cili mbrëmë është lënduar si pasojë e rrëzimit të rrethojave të një objekti, është në gjendje mjaftë të rëndë.

Në Klinikën Intensive në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, është duke marrë trajtimin e nevojshëm një fëmijë 3-vjeçar i cili mbrëmë është lënduar si pasojë e rrëzimit të rrethojave të një objekti në afërsi të Fakultetit Teknik.

3-vjeçari ka marrë lëndime mjaftë serioze në kokë dhe në gjoks.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, shefi i Klinikës Intensive të QKUK-së, Shaqir Uka.

“Fëmija është pranuar në mjekimin intensiv mbrëmë pas lëndimeve që ka pësuar. Lëndimet janë kryesisht në regjionin e kokës dhe në regjionin e gjoksit. Janë lëndime serioze në regjionin e kokës”, deklaroi, Uka.

Uka po ashtu ka bërë të ditur se pavarësisht lëndimeve të rënda që ka marrë 3-vjeçari, gjendja e tij është stabile dhe është duke u mbajtur i fjetur.

“Për momentin gjendja e përgjithshme e tij paraqitet stabile edhe pse lëndimet janë mjaftë serioze. Pacienti vazhdon të mbahet i fjetur me barna dhe i lidhur për aparatin e frymëmarrjes”, tregoi Uka për Demokracia.com.

Ai po ashtu tha se janë bërë të gjitha ekzaminimet dhe analizat dhe pacienti është duke marrë trajtimin e duhur.

“Janë bërë të gjitha ekzaminimet dhe analizat dhe pacienti pastaj është sjelluë për trajtim të mëtutjeshëm në njësinë e mjekimit intensiv  dhe është duke marrë trajtimin”, pohoi Uka. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025