Teksa premtoi se do të identifikonin çdo dështim të mundshëm, lideri grek njoftoi se kishte miratuar një buxhet shtesë prej 500 milion eurosh për rindërtimin dhe kompensimin e atyre që kishin humbur banesat dhe pronat.
“Përmasat e shkatërrimit, veçanërisht në Evia dhe Atikë na copëtojnë zemrën, dhe unë jam i pari që kërkon falje për çdo dobësi që ka ekzistuar. E kuptoj dhimbjen e qytetarëve që panë shtëpitë të digjen apo që u detyruan ti braktisin ato.”, shprehet ai.
Zemërimi publik është përshkallëzuar ditët e fundit, lidhur me vonesat dhe mangësitë në reagimin e qeverisë, përfshirë edhe mungesën e hidroplaneve.
Qindra zjarrfikës vijojnë betejën me flakët masive që kanë detyruar evakuimin e mijëra qytetarëve dhe kanë shkatërruar dhjetëra godina. Kolona të mëdha tymi ngrihen mbi ishullin e Evias, I cili po digjet prej një jave. Pamje apokaliptike kanë ardhur prej ishullit në verilindje të Athinës, ku dhjetëra shtëpi e sipërfaqe të mëdha toke janë shkrumbuar. Mitsokis fajësoi krizën klimatike për situatën në vend, ndërsa pak orë më parë një raport i OKB kishte paralajmëruar se aktiviteti njerëzor po I bënte fenomentet ekstreme më të shpeshta.
“Ditët e fundit kanë qenë më të vështirat për vendin tonë, në dekada. Luftuam e vijojmë të luftojmë një betejë me të gjitha forcat, por përballimi me një katastrofë natyrore të paprecedentë.”
Në vetëm pak ditë 586 vatra u aktivizuan rreth vendit, dhe për shkak të valës së parecedentë të të nxehtit dhe thatësirës ishte e vështirë të shuheshin.
1 person humbi jetën të hënën kur një buldozier ra në një shkëmb gjatë një zjarri, duke e çuar ne 3 totalin e viktimave. Të tjerë janë shoqëruar në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen. Mbi 1 mijë zjarrfikës, avionë dhe pajisje shtesë janë dërguar nga vendet e tjera. BE tha se po mobilizon një prej operacioneve më të mëdha zjarrfikëse, për të ndihmuar Greqinë dhe vendet e tjera të luftojnë flakët./A2