Lifestyle
3 truke origjinale për të fjetur shpejt dhe mirë
Demokracia
17:46 | 21 Nëntor 2023

Share:

Njerëzit që mund të flenë shpejt nuk e dinë se sa me fat janë, pasi shumë njerëzve u duhet gjysmë ore për të fjetur. Sipas një sondazhi nga “Get Laid Beds”, një në 5 personave në Mbretërinë e Bashkuar i nevojiten deri në dy ose tri orë për të fjetur pasi shkojnë në shtrat.

Studimi zbulon se ata që kanë zakon të lexojnë para gjumit priren të flenë shpejt dhe të kenë gjumë cilësor. Disa teknika për të fjetur më shpejt zakonisht fokusohen në reduktimin e stresit para gjumit dhe nxitjen e një gjendjeje mendore dhe fizike të qetë dhe të relaksuar.

Por cilat janë disa truke psikologjike që sjellin rezultate të shkëlqyera dhe ju lejojnë të bini në gjumë shpejt?

Mundohuni të qëndroni zgjuar

Ekziston një term për të përshkruar këtë teknikë psikologjike: “qëllim paradoksal”. Thjesht duhet të shtriheni rehat në shtrat duke mbajtur sytë hapur dhe të përsërisni me vete “Mos fli” ose “Nuk po më zë gjumi”. Qepallat tuaja do të fillojnë të rëndohen dhe ju do të bini në gjumë brenda një kohe të shkurtër. Provojeni që ta besoni.

Metoda 4-7-8

Për të bërë këtë ushtrim do t’ju duhet të vendosni gjuhën tuaj të mbështetur në qiellzën e sipërme, menjëherë pas dhëmbëve. Pastaj fryni ajrin nga goja. Më pas mbyllni gojën, merrni frymë përmes hundës për 4 sekonda, mbajeni frymën për 7 sekonda dhe nxirreni përmes gojës (gjithmonë me gjuhën e mbështetur në qiellzën e sipërme) për 8 sekonda. Përsëriteni të gjithë procesin derisa t’ju zërë gjumi.

Mendoni për ditën tuaj

Pasi të jeni në shtrat, rinisni tërë ditën duke filluar nga ai moment dhe duke punuar mbrapsht. Keni larë dhëmbët, keni veshur pizhame, keni parë një film, keni ngrënë darkë, keni marrë autobusin, makinën për në shtëpi dhe kështu me radhë derisa u zgjuat. Kjo përpjekje do të çlirojë mendjen tuaj nga çdo mendim apo shqetësim, duke ju çuar drejt gjumit.

Të ngjashme