Lajme
3 nga të lënduarit nga aksidenti në Austri, në gjendje të rëndë
Demokracia
09:46 | 19 Maj 2022

Share:

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në orët e para të mëngjesit në Salzburg të Austrisë

Komandanti i shpëtimit, Hermann Gerstgraser, ka bërë të ditur se janë gjithsej 19 persona të lënduar, tre prej tyre në gjendje të rëndë.

“Në automjet ishin 28 persona”, tha komandanti i shpëtimit të qarkut Hermann Gerstgraser, shkruajnë mediet austriake, transpeton Demokracia.com.

Sipas tij, tre persona janë lënduar rëndë dhe 16 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Ai bëri të ditur se të gjithë u dërguan në spitalin shtetëror në Salzburg.

“Nëntë persona që mbetën të padëmtuar aktualisht po kujdesen nga ekipi i ndërhyrjes në krizë në selinë tonë në qytet”, tha Gerstgraser. /Demorkacia.com/

https://www.youtube.com/watch?v=dBy897EHVyc

Të ngjashme