Lifestyle
3 mënyra për të ruajtur flokët nga dëmtimi
Demokracia
15:58 | 25 Janar 2021

Share:

Pjesa më e madhe e dëmtimit të flokëve shkaktohet gjatë fjetjes.

Nëse dëshironi t’i kurseni flokët nga dëmtimi ndiqni këta hapa :

1. Mos flini me flokë të lagura

Pas një dushi të ngrohtë të gjithë kemi dëshirë të shtrihemi menjëherë për të fjetur, por ky veprim dëmton shumë flokët.

Për këtë arsye gjithmonë thani flokët tuaj e pastaj shtrihuni.

2. Lidhni flokët me lidhëse të buta

Asnjëherë mos lidhni flokët me lidhëse të shtrënguara.

3. Flini në mbulesa mëndafshi

Arsyeja kryesore përse shpesh zgjohemi me flokë të shprishur është materiali i këllëfit të jastëkut. Mëndafshi është tekstura ideale për këllëfin e jastëkut tuaj./Demokracia.com

Të ngjashme