ShowBiz
3 ditë nga nisja e BBV, ja kush kryeson listën e banorëve më të ndjekur
Demokracia
15:40 | 16 Janar 2024

Share:

Big Brother VIP Albania u rikthye të shtunën me sezonin e saj të tretë.

Brenda këtyre tri ditëve banorët kanë nxituar të afirmojnë pozicionin e tyre në Shtëpi, duke nisur nga debatet, intrigat dhe aleancat.

Një studim përmes Metodologjisë së Terra synon të hedhë dritë mbi dinamikat e ndërveprimit të përdoruesve në profilin e Instagramit të “Big Brother Albania”, me qëllim zbulimin e nivelit të popullaritetit të secilit banor dhe identifikimin e modeleve ku angazhohet audienca në përmbajtjen e ofruar.

Përmes një metodologjie inovative, Terra ka analizuar numrin dhe natyrën e “reactions” të përdoruesve ndaj postimeve të ndryshme, me një fokus të veçantë në mënyrën sesi reagimet ndahen mes banorëve të shtëpisë kur përmenden në të njëjtin postim.

Sipas matësit, banori që ka marrë më shumë “reactions” ka qenë Meri, e ndjekur nga Juli, Romeo, Roza, Ilnisa, Ledjona, Meritoni dhe për të vijuar tek ata ndaj të cilëve ka më pak reagim si Elvisi, Ervini dhe Gabriele.

Të ngjashme