Lajme
2po2 i reagon Latifit: Nuk je në dijeni për fitimet e reperëve, i marrin nga 15-20 mijë euro për koncert
Demokracia
22:06 | 30 Maj 2022

Share:

Reperi i njohur me emrin 2po2, Besnik Canolli, u ka reaguar penalistëve në Pressing për atë që ata mendojnë rreth këngëtarëve.

Canolli i reagoi Latifit i cili tha se fitimet e disa këngëtarëve të estradës janë vështirë të gjenerueshme dhe se ata janë të lidhur me grupe kriminale.

“Një numër i caktuar janë të lidhur shumë me grupe kriminale. Shikoni luksin e tyre. Këngëtarët thonë se kanë koncerte. Gënjejnë. Nuk ka pasuri aq në Kosovë sa të kenë atë pasuri. Shikoni pasurinë e tyre. Shikoni udhëtimet e tyre. Janë të lidhura ngushtë me grupe kriminale. Një pjesë e këtyre shërbejnë si logjistikë e grupeve kriminale. Ajo pasuri të cilën ata e shfaqin nuk ka gjasa të gjenerohet prej atij aktiviteti komercial. Nuk ka teori. Nuk ka gjasa”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

Këtu i reagoi Canolli duke thënë se disa këngëtarë kanë fitime të mëdha.

“Ndoshta profesori nuk është në dijeni për fitimet e reperëve. Disa i marrin nga 15 deri në 20 mijë euro për një koncert”, tha ai.

Të ngjashme