Lajme
29 vjet nga referendumi i Luginës për bashkim me Kosovën
Demokracia
10:28 | 01 Mars 2021

Share:

Sot janë bërë 29 vjet prej se Lugina e Preshevës, Bujanoci dhe Medvegja mbajtën referendumin për autonomi territoriale politike me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Më 1 dhe 2 mars 1992 u mbajt Referendumi për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi të Luginës së Preshevës me Kosovën, shkruan Demokracia.com

Shqiptarët e Luginës së Preshevës e bënë deklarimin e tyre për dy opsione: për Autonomi (politike e territoriale) në Serbi, dhe për bashkim me Kosovën.

Me anë të Referendumit shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u deklaruan për autonomi politike e territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë e përkujton 29 vjetorin e Referendumit.

Kamberi shkruan në rrjetin social Facebook se kjo ngjarje dhe ky vullnet politik është rilegjitimuar vazhdimisht nga politikat përjashtuese, shtypëse dhe diskriminuese të pushteteve respektive në Beograd.

“Sot u bënë 29 vjet nga Referendumi i 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992, kur shqiptarët e Luginës së Preshevës u shprehën pothuajse në mënyrë unanime, për autonomi territoriale politike të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me të drejtë bashkimi me Kosovën. Kjo ngjarje dhe ky vullnet politik është rilegjitimuar vazhdimisht nga politikat përjashtuese, shtypëse dhe diskriminuese të pushteteve respektive në Beograd”, shkruan ai.

Kamberi më tej shtoi se shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të trajtohen si shtetas të dorës së dytë dhe të padëshiruar të Serbisë.

“Më 1 dhe 2 mars 2021, shqiptarët e Luginës së Preshevës qeverisen nga ish-bashkëpunëtorët më të afërt të Sllobodan Millosheviqit dhe Vojisllav Sheshelit. 29 vjet pas Referendumit, shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të trajtohen si shtetas të dorës së dytë dhe të padëshiruar të Serbisë”, shkruan Kamberi.

Kujtojmë se gjatë viteve 1991- 1992 në komunat  Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë u ngrit kjo iniciativë për formimin e partive politike dhe shoqatave qytetare me motiv për te mbrojtur dhe ngritur zërin e shqiptareve të këtij rajoni.

Më 16 shkurt të vitit 1992 në Preshevë u mbajt Kuvendi i përberë prej 96 delegateve të cilët ishin përfaqësues të partive politike dhe të shoqatave të dala nga shqiptaret e tri komunave: Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Postimi i plotë i Kamberit, pa ndërhyrje:

Sot u bënë 29 vjet nga nga Referendumi i 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992, kur shqiptarët e Luginës së Preshevës u shprehën pothuajse në mënyrë unanime, për autonomi territoriale politike të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Kjo ngjarje dhe ky vullnet politik është rilegjitimuar vazhdimisht nga politikat përjashtuese, shtypëse dhe diskriminuese të pushteteve respektive në Beograd.

Më 1 dhe 2 mars 2021, shqiptarët e Luginës së Preshevës qeverisen nga ish-bashkëpunëtorët më të afërt të Sllobodan Millosheviqit dhe Vojisllav Sheshelit.

29 vjet pas Referendumit, shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të tajtohen si shtetas të dorës së dytë dhe të padëshiruar të Serbisë.

Respekt dhe mirënjohje për organizatorët dhe qytetarët e guximshëm të 1 dhe 2 marsit 1992./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/sh.kamberi/posts/10157546688221300

 

Të ngjashme