Sport
Futbollisti i Malishevës siguroi fanellen me të cilën CR7 luajti dje ndaj Arsenalit
Demokracia
18:52 | 24 Prill 2022

Share:

Cristiano Ronaldo dje në derbin ndaj Arsenalit e shënoi golin e 100-të në elitën e futbollit anglez,.

Ronaldo shënoi në minutën e 34-t nga afërsia, derisa festoi me duart e ngritura lart nga qielli duke ia dedikuar golin djalit të posalindur që i vdiq ditë më parë, përcjell Demokracia.com.

Fanellën që e kishte të veshur sot ylli portugez ka arritur që ta marrë kushëriri i Granit Xhakës, Agon Xhaka.

Ishte Granit Xhaka, që ndërroi fanellën me Ronaldon, për t’ia dhuruar djalit të axhës së tij, Agonit.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Agoni, i cili përmes rrjetit social, “Facebook”, nënvizoi se ndihet mjaft i lumtur.

“Është nder ta marrë fanellën prej njërit nga lojtarët më të mirë në histori”, shkroi Agon Xhaka.

Ndryshe, Granit Xhakaka shkëlqeu në fitoren e Arsenalit ndaj Manchester Unitedit, ku shënoi një supergol.

Teksa pas ndeshjes theksoi se i pëlqen të shënojë gol ndaj “Djajve të Kuq”.

Të ngjashme