Lajme
287 të infektuar me COVID-19 brenda ditës
Demokracia
14:41 | 31 Janar 2021

Share:

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë infektuar 287 persona me COVID-19.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë infektuar 287 persona me koronavirus, shkruan Demokracia.com.

Kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Zemaj po ashtu ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 229 persona të cilët ishin të prekur me COVID-19.

Njoftimi i plotë i Zemajt, pa ndërhyrje:

Vendet e veçanta me njerëzit e veçantë, janë ogur i mirë që fillimi të jetë i mirë dhe i mbarë. Në ditët e mia të para, si ministër, kisha një vizitë mbresëlënëse në Teqen e Shejh Bajramit. Vizitë e paharrueshme.

Ndërsa, sot, kur flasim për menaxhimin e pandemisë në vendin tonë, mund të themi se situata është nën kontroll, por assesi nuk duhet ta ndalojmë përgjegjësinë e detyrat e secilit për luftimin dhe pengimin e virusit vdekjeprurës.

Sot nga 2.438 mostra të marra më 24 orët e fundit, 287 kanë rezultuar pozitiv dhe kemi 229 që kanë fituar betejën me Covid 19.

Vetëm bashkë mund t’ia dalim!. /Demorkacia.com/

Vendet e veçanta me njerëzit e veçantë, janë ogur i mirë që fillimi të jetë i mirë dhe i mbarë. Në ditët e mia të para,…

Posted by Armend Zemaj on E Diele, 31 Janar 2021

Të ngjashme