Lajme
28-vjeçari që po vuante dënimin me burg në Maqedoninë e Veriut arratiset në Kosovë, arrestohet nga Policia
Demokracia
22:57 | 25 Janar 2023

Share:

Një shtetas maqedonas është arrestuar sot në Fushë Kosovë nga Policia e Kosovës.

Përmes një njoftimi për media të PK-së thuhet se 28-vjeçari, T.B ishte në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pasi që dyshohet se duke shfrytëzuar një pushim (ditë të caktuara) , të dhënë nga burgu, ku ai po vuante dënimin, është arratisur dhe strehuar në Republikën e Kosovës.

“Aktualisht zyrtarët policor Fushë Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Njësitin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse, lidhur me procedimin e mëtejmë të personit të arrestuar”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Të ngjashme