Lajme
28 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Demokracia
19:23 | 16 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut  njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 577 raste të reja nga 3 mijë e 885 testime të realizuara, 14,3 për qind e testeve kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik, njofton se janë shëruar 572 pacientë, ndërsa betejën me virusin Covid-19 e kanë humbur 28 persona, shkruan alsat.

Raste aktive në Maqedoninë e Verit janë 12 mijë e 984.

Të ngjashme