Lajme
28 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Demokracia
11:19 | 11 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka publikuar raportin e fundit për gjendjen me COVID-19 në Kosovë.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se nga 169 testime 28 persona janë infektuar me koronavirus.

Instituti ka njoftuar po ashtu se gjatë 24 orëve janë shëruar 33 qytetarë nga virusi.

Sipas IKSHPK-së 13 pacientë janë të hospitalizuar.

Aktualisht në Kosovë janë 197 raste aktive./Demokracia.com/

Të ngjashme