Lajme
27-vjeçari gjendet i varur në tarracën e një hoteli në Gjakovë
Demokracia
22:17 | 04 Mars 2022

Share:

Një 27 vjeçar nga Kosova me shtetësi amerikane është gjetur i varur në tarracën e një hoteli në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili tha se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00.

Gjurkaj tha se punëtori i hotelit i ka treguar Policisë së 27-vjeçari ishte pranuar mbrëmë pas mesnatës.

“Sot me datë 04.03.2022, rreth orës 14:00, Stacioni policor – Gjakovë është njoftuar për një person te varur ne terasën e hotel “Luxus” -Gjakovë. Patrulla policor ka shkuar ne atë lokacion dhe ka takuar punëtorin ne hotelin “Luxus” dhe i njëjti ka informuar se ketë person e ka pranuar mbrëmë rreth mesnatës, kurse sot ka vërejtur kete person te varur ne terasën e hotelit. Ne vendngjarje po ashtu ka dalë emergjenca dhe mjeku kujdestar, ku ka bere konstatimin e vdekjes se personit te moshës 1995.

Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kujdestar i cili ka dalë ne vendin e ngjarjes. Pas procedimit te vendit te ngjarjes trupi i viktimës është ekzaminuar dhe tërhequr nga ekipi i mjekësisë ligjore  ku me urdhër te prokurorit viktima është dërguar ne IML për autopsi. Viktima ne fjale është shqiptar nga Kosova me shtetësi Amerikane. Hetimet ne vijimësi”, tha Gjurkaj.

 

Të ngjashme