Lajme
27 fëmijë të plagosur dhe të sëmurë nga Gaza mbërrijnë në Egjipt
Demokracia
23:15 | 10 Dhjetor 2023

Share:

Njëzet e shtatë fëmijë, nga të cilët 15 të plagosur nga bombardimet dhe 12 me kancer ose sëmundje të veshkave, mbërritën mbrëmje e kësaj të diele nga Rripi i Gazës në Rafah të Egjiptit.

Lajmi është bërë i ditur nga Gjysmëhëna e Kuqe egjiptiane.

Zëdhënësi zyrtar i Guvernatorit të Sinait të Veriut, Muhammad Salim, bëri të ditur se sot aeroporti Al-Arish ka pritur 7 avionë të ngarkuar me ndihma humanitare të destinuar për në Gaza, nga të cilat 3 ishin nga Katari, 1 nga Kuvajti, Emiratet, Kazakistani dhe Franca.

Salim shtoi se numri i avionëve me ndihma që kanë mbërritur në aeroportin Al-Arish në Sinai verior nga 12 tetori deri më sot është 287.

Të ngjashme