Lajme
Prishtina me 18 pika të reja ushqyese për qentë endacakë
Demokracia
14:32 | 31 Mars 2022

Share:

18 pika të reja ushqyese për qentë endacakë janë hapur në Prishtinë, duke e ngritur në 23 numrin e përgjithshëm të pikave.

Në njoftimin për media është bërë të ditur komuna, të premten e 1 prillit, kryetari Përparim Rama do të vizitojë njërën nga pikat e reja, e cila gjendjet në parkun Universitar, në mes të “Kishës Ortodokse Serbe” dhe Fakultetit të Edukimit.

“Ju njoftojmë se nesër, me datë 01 prill, në ora 16:00, Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama do të vizitojë njërën nga 18 pikat e reja ushqyese për qenve endacak, e që numrin e këtyre pikave e ngritë në 23”, thuhet në njoftimin për media nga komuna e Prishtinës.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se nesër, me datë 01 prill, në ora 16:00, Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama do të vizitojë njërën nga 18 pikat e reja ushqyese për qenve endacak, e që numrin e këtyre pikave e ngritë në 23. Meqenëse, problemi i trajtimit të qenve endacak është prioritet i Kryetarit Rama dhe Kabinetit të tij, pika e cila do të vizitohet nesër gjendet në parkun Universitar, në mes të “Kishës Ortodokse Serbe” dhe Fakultetit të Edukimit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama, do të promovoi përfundimin e këtij projekti dhe do të paraqitet në konferencë për media, ku edhe do të keni mundësinë të njoftoheni më shumë rreth pikave të tjera ushqyese si dhe në përgjithësi për planin e Komunës së Prishtinës për trajtimin e problemit të qenve endacakë.

Të ngjashme