Mikayla Holmgren ka bërë histori më parë duke garuar në konkursin Miss Minnesota USA
26-vjeçarja u bë gruaja e parë me sindromën Down që mori pjesë në konkursin Miss USA në vitin 2017 kur hyri në konkursin e Minesotës.
Por Holmgren tani shpreson të kalojë një pengesë tjetër duke u bërë modelja e parë femër me sindromën Down që paraqitet në Sports Illustrated Swimsuit (numër special i revistës Sports Illustrated, ku shfaqen modele me rroba banje nga shumë vende të botës )
Holmgren shpreson të jetë një frymëzim për shumë njerëz që kanë gjendjen e saj. Rreth një në çdo 700 njerëz në SHBA lindin me sindromën Down, e cila ndodh kur një individ lind me një kopje shtesë të kromozomit 21, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Rreth 6,000 foshnje në Sh.B.A lindin me gjendje kromozomale çdo vit, transmeton Demokracia.com.
“Ne u themi të gjithë njerëzve tanë që kanë nevoja të veçanta ose sindromën Down, ecni përpara dhe bëni çfarëdo qe keni dëshirë”, i thotë Holmgren, Gretchen Carlson në episodin e së premtes në PEOPLE
Holmgren së fundmi dorëzoi formularin e saj në audicionin e Sports Illustrated dhe po pret të marrë përgjigje – por ajo nuk është nervoze për përgjigjen.
“Unë vetëm pres dhe shoh”, thotë ajo, “dhe mbaj gishtat kryqëzuar”.
Pavarësisht nëse pranohet apo jo, Holmgren thotë se ajo do të vazhdojë të përhapë mesazhin e saj të përfshirjes. /Demokracia.com/