Lajme
26-vjeçari gjen çantën me 14 mijë euro, e dorëzon në polici
Demokracia
15:27 | 12 Maj 2022

Share:

Një 26-vjeçar spanjoll ka dorëzuar në polici një çantë me 14 000 euro, që e kishte gjetur në qendër të Valladolid.

Sipas “El Norte de Castilla”, çantën e kishte humbur një grua e cila po shkonte një bankë për të depozituar paratë.

Interesant është fakti se diçka e ngjashme ka ndodhur në këtë qytet të Spanjës edhe një javë më parë, kur në polici u paraqit një burrë, i cili kishte gjetur një portofol me 500 euro.

Disa ditë më pas, në komisariat u dorëzua një tjetër portofol, kësaj radhe me 1700 euro brenda.

Në të gjitha rastet, policia ia ka kthyer paratë pronarëve përkatës./A2CNN

 

Të ngjashme
Lajme • 15 Maj 2024