Lajme
26 të vdekur nga përleshja mes policisë e bandave kriminale në Venezuelë
Demokracia
08:34 | 11 Korrik 2021

Share:

Autoritetet e Venezuelës kanë bërë të ditur se 22 anëtarë të dyshuar të një bande kriminale dhe katër policë kanë mbetur të vdekur si pasojë e përleshjeve dy ditore në kryeqytetin Carcas.

Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Carmen Meléndez ka thënë se në mesin e të vdekurve ka edhe civilë dhe janë evidentuar edhe 40 të plagosur.

Qindra policë kanë marrë pjesë në aksionin për të kërkuar liderët e bandës kriminale.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rreth 800 oficerë policie kanë qenë të angazhuar të cilët kanë kërkuar nëpër shtëpi, derë më derë.

Policia siç bëhet e ditur ka sekuestruar shumë armatim, përfshirë edhe 24 mijë fishekë.

Qeveria e Venezuelës ka ofruar shpërblim deri në 500 mijë dollarë për këdo që ofron informacione që do të ndihmonin në gjetjen e bosëve të bandës.

Të ngjashme