Lajme
26 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Demokracia
16:34 | 15 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2 mijë e 866 teste, ndërkohë që janë regjistruar 26 raste të reja të të infektuarve me COVID-19.

Rastet e reja janë në: Shkup-13 dhe Tetovë-5, Kumanovë-1, Prilep-1, në Gostivar-3 në Shtip-1 dhe 2 të infektuar në Kërçovë.

Janë regjistruar edhe 8 pacientë të shëruar, 3 në Strumicë, 2 në Tetovë, 2 në Kumanovë dhe 1 në Shkup, shkruan alsat.

Ndërkohë që në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

 

Të ngjashme