Lajme
26 qendra të votimit në veri i plotësojnë kriteret ligjore për vendndodhjen e tyre
Demokracia
14:06 | 28 Mars 2024

Share:

Në mbledhjen e sotme të KQZ’së është prezantuar një raport i përgjithshëm lidhur me përgatitjet e deritashme për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ndau detaje nga ky raport.

Ai tha se sipas raportit, Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna janë funksionale dhe aktualisht janë duke bërë vlerësimin e Qendrave të Votimit që do të përdoren për procesin e votimit më 21 prill.

“Sipas të dhënave nga ky proces i vlerësimit, është konstatuar se të gjitha Qendrat e Votimit, 26 sosh, në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok, i plotësojnë kriteret ligjore për vendndodhjen e tye, ndërsa një numër i vogël nuk kanë qasje të lehtë për personat me nevoja të veçanta. Procesi i vlerësimit të QV në komunën e Leposaviqit, ku numri i tyre është më i madh, 18 sosh, është duke vazhduar”, tha Valmir Elezi.

Të ngjashme