Lajme
25 vjet nga beteja e Gllogjanit, flasin luftëtarët
Demokracia
21:14 | 24 Mars 2023

Share:

Në 24 marsin e vitit 1998 fshati Gllogjan i Deçanit ishte rrethuar nga forcat serbe.

Por, ky nuk ishte qëllimi i vetëm i tyre. Ata kishin synuar sulmin mbi familjen Haradinaj.

Ata depërtuan në oborr por rezistenca e UÇK-së i bëri të zmbrapseshin.

Këto momente I kujton freskët, Bujar Haradinaj që ishte pjesë e kësaj beteje frontale.

Bujar Haradinaj, ish-luftëtar ka thënë se “Janë kanë mbi 5 mijë forca serbe, ka pas autoblinda, tanke dmth garnizonet janë ardh nga Peja, Decani, ata nuk kanë depërtuar me hi te na por janë vra Agroni edhe Gazmendi me snajper ndërsa vëllai Hima është plaguar rëndë, I ka marr armët e këtyre dyve dhe ka filluar nja 5 km poshtë edhe ka ndërruar jetë nga plagët që i ka marr”.

Ai kujton edhe momentin e plagosjes së ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që në atë kohë ishte udhëheqës i luftës në Dukagjin.

 “Është plaguar rëndë, është plaguar në pjesën e kofshës dhe në dorë edhe problemi ishte qysh me ndal gjakderdhjen, edhe unë isha I ri. Por e di që të vjetrit na thoshin me përdor djathë, e kemi gjetë do djathë edhe ja kemi vendos në plagë të Ramushit edhe ja kemi lidhë”, ka thënë Haradinaj.

Pjesë e luftimeve në zonën e Gllogjanit ishte edhe invalidi i luftës, Isuf Vakagjaj.

Ai flet për rëndësinë e kësaj zone në periudhën e luftës së fundit në Kosovë.

Isuf Vukagjaj, ish-luftëtar është shprehur se Në Gllogjan filloi rezistenca ku forcat serbe nuk e filluan për së mbari. Beteja e Gllogjanit u thellua edhe në rrethinat e tjera, duke filluar nga Baballoqi, Rastalica, Prelepi dhe Carableku”.

Dëshmorët e parë të kësaj beteje ishin Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj e Himë Haradinaj.

Të ngjashme