Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin S. A., 25 vjeç, banues në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, sasi lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen A. R., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, arrestuan shtetasin E. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
–
Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 janë paraqitur shtetasit G. P., dhe 55 vjeç, dhe E. P., 48 vjeçe, të dy banues në Tiranë, të cilët kanë kallëzuar se dy vajzat e tyre të mitura, dyshohet se janë dhunuar nga 4 bashkëmoshataret e tyre. Materialet në lidhje me këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.