Periudha pas ndarjes mund të jetë e vështirë. Shkëputja totale duket e largët, vret mendjen për gjithçka ndodhi dhe nuk ndodhi etj. Ndonjëherë, ti e di mirë se çfarë duhet të bësh për të dalë nga kjo gjendje, por për një arsye a një tjetër qëndron pezull. Pikërisht këtu, rikujto ç’duhet të bësh, në rast se e e ke harruar!
- Jepi vetes kohë për t’u shëruar.
- Mos i kontrollo rrjetet sociale.
- Përpiqu të mos shpenzosh kohë duke rikujtuar momentet tuaja bashkë.
- Përpiqu të shohësh realitetin: Çfarë po ndodh në moment dhe jo si ishte e shkuara apo si mund të ishte e ardhmja.
- Mëso nga “gabimi”, por as mos e konsidero si një gabim të mirëfilltë.
- Mos gjej justifikime për t’i takuar prapë.
- Mos u bëj i/e ashpër me veten.
- Mos u përpiq të bëheni “shokë”, nëse ke ende ndjenja për të.
- Kupto se çfarë je e aftë të bësh dhe të mos bësh për dikë.
- Bëhu pjesë e një aktiviteti të shëndetshëm.
- Këshilla që s’zhgënjen kurrë: Shopping!
- Ri-dekoro dhomën, shtëpinë.
- Bëj udhëtime të shkurtra (ose të gjata nëse mundesh).
- Zhduk çdo gjë që të kujton atë.
- Shkëput çdo formë komunikimi me të.
- Ndalo së pyeturi miqtë për të.
- Kupto se çfarë sheh në rrjete sociale mund të jetë shumë ndryshe nga e vërteta.
- Kalo më shumë kohë me familjen dhe miqtë.
- Merr kohë për hobit dhe pasionet e tua.
- Pranoje si pjesë të jetës. Mos e dramatizo shumë, por thuaj “gjëra që ndodhin”.
- Mëso si të kënaqesh vetëm nën shoqërinë tënde.
- Mos e lëndo veten në asnjë mënyrë dhe as mos e fajëso.
- Fale veten. Fal (dhe harro) edhe atë.