Lajme
25 hektarë për 99 vjet, Kurti i kishte pritur në gusht përfaqësuesit e kompanisë që iu dha toka
Demokracia
11:48 | 14 Janar 2023

Share:

Sot ministrja Rozeta Hajdari ka vënë firmën në marrëveshjen përmes së cilës do t’i jepen në shfrytëzim 25 hektarë kompanisë Kosmonte Foods.

Dhënia në shfrytëzim e pronës do të vlejë për 99 vite në zonën kadastrale Harilaq, Komuna e Fushë Kosovës, raporton Express.

Sipas MINT, nga ky projekt pritet të hapen 300 vende të reja pune. Vlera totale e projektit që do të realizohet është 11 milionë e 143 mijë e 917 euro.

Përfaqësuesit e kësaj kompanie kryeministri Albin  Kurti i kishte pritur në Qeveri më 3 gusht të vitit të kaluar ku kishin diskutuar për investimet që planifikohen nga Kosmonte Foods dhe Perutina Ptuj Group nga Sllovenia.

Në shtator të vitit 2021  Qeveria e Kosovës kishte vendosur ta rekomandojë kompaninë ‘Kosmonte Foods’, si Investitor Strategjik.

Të ngjashme