Sport
25 gola në pesë ndeshjet e sotme në Superligë, këto janë rezultatet befasuese
Demokracia
16:59 | 15 Maj 2022

Share:

25 gola janë shënuar në pesë ndeshjet e zhvilluara sot në kuadër të xhiros së parafundit kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

Derbin e vjetër të futbollit kosovar e ka fituar Drita me rezultat 0:1 kundër Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, raporton Demokracia.com.

Malisheva ka marrë fitoren 3:4 në udhëtim te Gjilani, njëjtë siç bëri edhe Dukagjini që fitoi 3:2 kundër Llapit në Klinë.

Fitore ka arkëtuar edhe Drenica që në shtëpi e mposhti kampionin, Ballkanin me rezultat 3:1.

Këto janë rezulatet e arritura sot:

Prishtina 0:1 Drita

Drenica 3:1 Ballkani

Gjilani 3:4 Malisheva

Dukagjini 3:2 Llapi

Ulpiana 6:2 Feronikeli./Demokracia.com/

Të ngjashme