ShowBiz
24 vjetori i vrasjes së Gianni Versace: Naomi Campbell e përkujton përmes vajzës së porsalindur
Demokracia
13:35 | 17 Korrik 2021

Share:

15 korriku shënoi 24 vjetorin e vrasjes së stilistit italian të modës Gianni Versace. Me rastin e këtij përvjetori, modelja ikonike Naomi Campbell, e cila kohët e fundit u bë nënë, postoi në llogarinë e saj personale në Instagram një foto me foshnjën e saj, kushtuar stilistit.

Supermodelja 51-vjeçare bëri një story në Instagram ku ndau me publikun, një fotografi të re në të cilën vajza e saj mban të veshur një ‘body’ shumëngjyrësh me logon e njohur të Versace, kandil deti.

“Të dua, Gianni Versace”, ka shkruar ajo.

Gjithashtu, Naomi ngarkoi një video të momenteve të saj me stilistin e njohur.

https://www.instagram.com/p/CRXFzmupnzU/?utm_source=ig_web_copy_link

Të ngjashme