Lajme
24 vjet burg për vrasjen e kryer para 12 vjetësh
Demokracia
19:36 | 14 Mars 2022

Share:

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me 24 vjet heqje lirie G. E., i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, akuzohet për veprën penale vrasja e rëndë, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

G. E., më 2 janar 2010, rreth orës 22:45, në diskotekën “C. C.”, në afërsi të sheshit “Haxhi Zeka” në Pejë, me dashje në shenjë hakmarrje për ta privuar nga jeta të dëmtuarin V. K., ka nxjerrë dy armë dhe ka filluar të gjuajë në drejtim të tij, me këtë rast me dashje ka privuar nga jeta viktimën B. SH. dhe ka rrezikuar jetën e të dëmtuarve V.K., A. B. dhe një numri të madh të personave të pranishëm, thuhet në njoftim, transmeton Demokracia.com.

Po ashtu në largim e sipër nga vendi i ngjarjes, jashtë diskotekës “C. C.”, me armë zjarri ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve, duke rezultuar me lëndim të rëndë trupor për të dëmtuarit H. B.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar./Demokracia.com/

Të ngjashme