ShowBiz
24-vjeçari tenton të hyjë në shtëpinë e Kim Kardashian: Pretendon se ajo është gruaja e tij
Demokracia
13:49 | 02 Mars 2021

Share:

Burri i cili pretendon se është i martuar me Kim Kardashian tenton të hyjë në shtëpinë e saj.

Një person 24-vjeçar ka tentuar të hyjë në pronat e yllit të Keeping Up With the Kardashians, shkruan Demokracia.com.

Ai hyri në hapësirën e shtëpisë së fqinjit të Kardashian duke u munduar të depërtonte në shtëpinë e saj.

Rojat e sigurisë arritën të ndalojnë personin para se të hynte në pronat e Kim dhe lajmëruan policinë.

Ai insistonte të takonte yllin, me pretendimin se ajo ishte gruaja e tij.

Kim tani është e sigurt në shtëpinë e saj në Hidden Hills , por portat e saj kanë nevojë për shtim sigurie. /Demokracia.com/

Të ngjashme