Lajme
23 vjet nga masakra e Rezallës, familjarët rrëfejnë mizorinë
Demokracia
20:45 | 05 Prill 2022

Share:

Në ditën kur u bënë 23 vjet nga vrasja e tyre, viktimat e masakrës së Rezallës, u kujtuan nga familjarët.

Ditën kritike të 5 prillit të vitit 1999, ata e rrëfejnë si të kobshme, derisa mbajnë mend mizorinë e përjetuar.

Të mbijetuarit thonë se forcat serbe kishin ndarë gratë nga burrat, për t’i ekzekutuar këta të fundit, njofton KlanKosova.tv.

Përveç këtyre përjetimeve, të rëndë familjarët e kishin edhe kur u desh t’i identifikojnë viktimat, ndërkaq të gjitha këto ju shkojnë në mend veçanërisht në përvjetor.

Gjatë vitit të kaluar u varros trupi i fundit i gjetur në Rashkë e Rudnicë të Serbisë, që ishte vrarë në këtë fshat nga serbët.

Të ngjashme