Lajme
23-vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit në Prishtinë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore
Demokracia
16:14 | 20 Janar 2024

Share:

Në Mjekimin Intenziv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po vazhdon trajtimi i 23-vjeçares e cila u lëndua ditën e enjte nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës.

Doktoresha Agreta Gashi bëri të ditur se pacientja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

“Pacientja ka pësuar lëndime të shumta, dhe si pasojë e këtyre lëndimeve gjendja vazhdon të jetë ende e rëndë”, tha ajo për Telegrafin.

Ndryshe, 23-vjeçarja raportohet se është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani.

Ndryshe, 23-vjeçarja raportohet se është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani.

Rënia e kulmit ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 13:00, në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë.

Të ngjashme