Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e vdekjes së 23-vjeçares nga Drenasi.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se sipas informatave të para vajzës i ishte keqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës dhe pasi ishte dërguar në QKUK kishte ndërruar jetë, përcjell Demokracia.com.
“QKUK, Prishtinë, 15.09.2021-17:45. Viktima femër kosovare, të cilës sipas informatave të para i ishte keqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës, pasi ishte dërguar në QKUK kishte ndërruar jetë, dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore ishte e rëndë. Sipas mjekëve të QKUK-së, rekomandimi i tyre ka qenë që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion, por familjarët ka refuzuar”, thueht në raportin e PK-së.
Policia ka njoftuar se për shkak të dyshimeve, njësitet policore janë duke hetuar rastin dhe është informuar edhe prokurori. /Demokracia.com/