Lajme
23 të vdekur dhe 424 raste të reja me COVID-19
Demokracia
14:59 | 12 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 23 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 8 mijë e 270 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

12 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.214 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.033.952 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 357.197 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 8.270 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 23 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 1.324 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 136.582.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 17.625./Demokracia.com./

Të ngjashme