Lajme
22 të vdekur dhe 1 mijë e 894 raste me COVID-19 sot në Kosovë
Demokracia
14:59 | 01 Shtator 2021

Share:

Edhe 22 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 1 mijë e 894 raste të reja pozitive.

Bazuar në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë të mërkurën nga 14 mijë e 284 testime, 1 mijë e 894 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Njoftimi i plotë:

01 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.835 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 841.591 doza të vaksinës.

Deri më sot 284.269 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 14.284 testime, 1.894 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 22 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.354 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117.011.

Në total numri i rasteve aktive është 27.404. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme