Lajme
22 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Demokracia
17:03 | 25 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Nisur nga konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen sa më parë, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit, shkruan tch. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,078 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 22 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Elbasan, 3 raste në Tiranë, Kurbin, Kukës, 2 raste në Lezhë, Gjirokastër, Dimal, 1 rast në Kavajë, Vlorë, Fushë- Arrëz.

Aktualisht janë 280 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,139 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Korrik 2021)
Raste të reja ditore        22
Të shëruar në 24 orë     14
Të shtruar në spitale      9
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                4078

Testime totale             879,340
Raste pozitive             132,875
Raste të shëruara       130,139
Raste Aktive                       280
Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              98
Elbasan            30
Kukës                29
Vlorë                26
Lezhë               26
Durrës              18
Shkodër           17
Fier                   14
Berat               13
Korçë                6
Gjirokastër        3

Të ngjashme