Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe negociatori kryesor në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, tha sot se gjatë bisedimeve në Bruksel është rënë dakord në parim që takimi i radhës i nivelit të lartë të mbahet më 22 prill.
Bislimi, pas raundit të sotëm të dialogut në nivel të negociatorëve kryesorë, ka treguar se ajo datë ende nuk është e sigurt ende.
“Për momentin nuk është e sigurt sepse ka indikacione se presidenti i Serbisë nuk mund të vijë në atë datë dhe mund të shqyrtohen data alternative”, ka shpjeguar ai gazetarëve.
Bislimi ka theksuar se pala prishtinase gjatë ditës ka pasur disa takime, kryesisht dypalëshe, e më pas edhe trepalëshe me të dërguarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.