Lajme
22 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në SHSKUK
Demokracia
15:31 | 08 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se 73 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas SHSKUK-së 22 pacientë janë të konfirmuar pozitivë dhe 43 janë me oksigjeno- terapi, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

COVID-19: 73 pacientë po trajtohen në SHSKUK

73 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, thotë raporti i punës për datën 8 korrik 2021.

Prej tyre, 22 janë të konfirmuar pozitivë dhe 43 janë me oksigjeno- terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 58 pacientë:

12 të konfirmuar me COVID-19

36 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave

Klinika Infektive, 11 pacientë+ 13 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë

Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacient

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 15 pacientë

10 të konfirmuar pozitivë

7 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 8 pacientë /Demokracia.com/

Të ngjashme