Lajme
21-vjeçarja plagos me thikë një 68-vjeçar në Vaun e Dejës
Demokracia
09:00 | 01 Shtator 2023

Share:

Një 68-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes në Vaun e Dejës. Policia bën të rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur i plagosur me thikë shtetasi Z. P., 68 vjeç, banues në Vaun e Dejës.

Më tej, policia bën të ditur se ka arritur të identifikojë autoren e ngjarjes, e cila dyshohet të jetë një 21-vjeçare që është vënë në pranga.

“Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti”, njofton policia.

Të ngjashme