Lajme
Itali| 21 vjeçari shqiptar përplasë me makinë të dashurën
Demokracia
12:40 | 12 Nëntor 2022

Share:

Një 21-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga pasi ka aksidentuar me dashje të dashurën e tij kur doli nga një diskotekë në zonën e Bolzanos. Pas kësaj ai është larguar. E reja, e cila është rreth 20 vjeç, u shpëtua menjëherë dhe u dërgua në spital. Ajo ka pësuar një frakturë në kockën e gjoksit.

Nga ky moment vajza ka gjetur forcën dhe ka denoncuar shqiptarin, për të cilin ka thënë se e ka keqtrajtuar prej disa kohësh.

21-vjeçari, me iniciale G.F, u arrestua të martën. Gjatë marrjes në pyetje ai nuk ka folur për agjentët por policia e akuzon atë për vrasje me dashje dhe keqtrajtim.

Fatmirësisht, kësaj radhe tragjedia u shmang.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur shqiptari ka goditur me makinë të dashurën. Nga aty nisen dhe hetimet.

E reja ka treguar që në timon ishte i dashuri i saj dhe gjithçka kishte ndodhur pas një mosmarrëveshjeje. Megjithatë sipas saj kjo nuk ishte hera e parë që ajo dhunohej nga ai.

Ajo ka deklaruar se i dashuri i saj kohët e fundit kishte sjellje obsesive, me të cilin edhe bashkëjetonte./tvklan.al

 

Të ngjashme