Lajme
21 pacientë po trajtohet nëpër klinika nga Covid-19, 23 me oksigjeno-terapi
Demokracia
09:20 | 04 Mars 2022

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se 21 pacientë të infektuar me Covid-19 janë duke u trajtuar nëpër klinika, raporton Demokracia.com.

Numri i atyre që janë me oksigjeno-terapi është 23, ndërsa katër raste janë në mjekimin intensiv.

“21 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë po marrin trajtim në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës,  15 të tjerë të negativizuar, post-Covid-19. Me oksigjeno-terapi janë 23 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 4 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së në rrjetin social Facebook.

Sipas raportit të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme më së shumti pacientë ka në Klinikën Infektive me gjithsejtë 17 pacientë me Covid-19.

“Klinika Infektive, 17 pacientë; Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive 4 pacientë; Klinika e Pediatrisë; 2 pacientë Spitali i Prizrenit; 1 pacient Spitali i Gjilanit; 6 pacientë Spitali i Pejës;  2 pacientë; Spitali i Gjakovës, 2 pacientë; Spitali i Ferizajt, 2 pacientë”.

Të ngjashme