Javëve të fundit, ka pasur rënie të vdekjeve por edhe të rasteve pozitive me COVID-19. Rënia e numrit të të infektuarve ka ulur edhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spitalet e Kosovës.
Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 21 pacientë me COVID-19. Nga spitali kanë njoftuar se 12 pacientë me COVID-19 janë në oksigjenoterapi, ndërsa 5 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Raporti i plotë:
Të dhënat aktuale për pacientët me Covid-19:
– 21 pacientë me Covid 19 të shtrirë;
– 12 pacientë me Covid 19 në Oksigjenoterapi;
– 0 pacient me Covid 19 në CPAP;
– 5 Pacientë me Covid 19 në gjendje më të rëndë;
– 2 Pacient të shëruar. /Demokracia.com/