Auto&Tech
2024 pritet të sjellë një rritje të kërkesës për kompjuterë personalë
Demokracia
15:13 | 28 Dhjetor 2023

Share:

Tregu global i kompjuterëve pritet të rikuperojë në 2024 pas një rënie të ndjeshme në dy vitet e fundit. Sipas International Data Corporation (IDC), shitjet e kompjuterëve arritën 68.5 milionë njësi në tre mujorin e tretë.

Është një rënie me 7.2 përqind krahasuar me të njëjtin tre mujor një vit më parë por ende më lart pritshmërive.

Nisur nga shifrat e fundit, kushtet aktuale dhe ambienti shqetësues makroekonomik, IDC ka ndryshuar parashikimet.

Firma analitike thotë se shitjet totale në 2023 pritet të bien me 13.8 përqind krahasuar me 2022. Në 2022 rënia ishte 16.6 përqind.

Sektori arsimor është goditur më rëndë me shitjet të cilat kanë rënë me 15.4 përqind nga viti në vit. Sektori komercial është më pak i prekuri me rënie prej vetëm 12.2 përqind.

Megjithatë IDC parashikon një rikuperim në 2024 ndërsa përdoruesit do të rifreskojnë kompjuterët e tyre me harduerët e fundit.

Kjo edhe për arsye të kërkesës në rritje për të migruar drejt Windows 11-ës ndërsa 2025 shënon fundin e mbështetjes së Windows 10.

IDC parashikon që inteligjenca artificiale së bashku me Windows 12 të rrisin kërkesën gjithashtu.

 

Të ngjashme